Dy skuadra shqiptare do të janë pjesë e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut për edicionin 2026-2027.
Shkupi që ka rënë nga elita dhe Kamjani që hyri në këtë rang të garave.
Pasdite në Gjorgje Petrov u zhvillua edhe ndeshja e katërt e barazhit për sezonin e ardhshëm.
Teteksi arriti një fitore të pabesueshme prej 9:0 ndaj Vllaznimit të Strugës, duke e konfirmuar përfundimisht statusin e tij si skuadër e ligës së dytë.
Kështu tani janë të njohura të gjitha 14 klubet që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kësaj lige.
Ato janë: Rabotniçki, Pelisteri, Makedonija GjP, Shkupi, Brera, Ohri, Bellasica, Osogova, Novaci, Detonit, Euromilk, Kuzhuvi, Kamjani dhe Teteksi.