Gati sa nuk u larguan, Japonia ankohet te fusha stërvitore

Futboll

Gati sa nuk u larguan, Japonia ankohet te fusha stërvitore

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Japonisë thuhet se është përballur me kushte jo të kënaqshme në ambientet stërvitore të klubit meksikan Tigres, të cilat i kishte marrë me qira për përgatitjet para Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të mediumit “Sancadilla”, situata ka qenë aq problematike sa që përfaqësuesja japoneze ka shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga Meksika për të vazhduar përgatitjet diku tjetër.

Megjithatë, në ndihmë ka ardhur klubi tjetër meksikan, Monterrey (Rayados), i cili ka vendosur t’i vërë në dispozicion Japonisë fushën moderne stërvitore.

Falë këtij intervenimi, japonezët do të vazhdojnë përgatitjet në kushte më të mira, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime në Meksikë për mënyrën se si u trajtua një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat