Kryetari i komunës së Shtimes takon reprezentuesin e Kosovës dhe lojtarin e Sionit

Futboll

Kryetari i komunës së Shtimes takon reprezentuesin e Kosovës dhe lojtarin e Sionit

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:03
Dr. Qemajl Aliu e Kreshnik Hajrizi

Kryetari i komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, ka takuar futbollistin e kombëtares së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, njëherësh anëtar i klubit Sioni nga Zvicra. 

Gjatë takimit diskutuan për futbollin në përgjithësi.

“Me kënaqësi takova bashkëvendasin tonë, futbollistin Kreshnik Hajrizi, i cili po na bën krenarë në çdo paraqitje. 

Kreshniku është ambasador i jashtëzakonshëm i sportit, që me përkushtim po e tregon veten si në Sion të Zvicrës, ashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

E urova për sukseset e vazhdueshme dhe e falënderova që Shtimen e mban në zemër”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat