Selektori i Kosovës: Nesër luajmë për të fituar ndaj Andorrës

Futboll

Selektori i Kosovës: Nesër luajmë për të fituar ndaj Andorrës

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:21
Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda bashkë me kapitenin Mërgim Vojvoda para ndeshjes miqësore nesër ndaj Andorras.

Foda tha se do të fokusohen maksimalisht që ta fitojnë këtë ndeshje.

“Duhet të mobilizohemi dhe të bëjmë paraqitje të mirë nesër ndaj kundërshtarit.

Qëllimi ynë kryesor është që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të luajmë me skuadrën më të mirë. Andorra është skuadër e mirë taktikisht.

Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kërkoj nga lojtarët që të luajnë nga minuta e parë me intensitet të lartë”.

Kosova luan nesër ndaj Andorras me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat