Shqipëria as në tokë, as në qiell me selektorin e ri! Pëson humbjen tjetër

Futboll

Shqipëria as në tokë, as në qiell me selektorin e ri! Pëson humbjen tjetër

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 qershor 2026 Në ora: 19:44 Përditësuar në ora: 21:53 më 06.06.2026
Pamje nga ndeshja

Edhe një zhgënjim

Edhe një zhgënjim për kombëtaren e Shqipërisë.

Djelmoshat kuqezinj, si vendas, pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Luksemburgu.

Dy ndeshje, dy humbje radhazi (me Izraelin dhe Luksemburgun) dhe, çka është edhe më shqetësuese, për 180 minuta sulmuesit shqiptarë nuk arritën të realizojnë asnjë gol.

Shqipëria - Luksemburgu 0:1
Shënues: Sinani (8').
Kartona të verdhë: Asllani, Laçi, Pajaziti - Duarte, Korfac, Bohnert .
Shqipëria: Sherri, Hysaj, Pllana (Ajeti 46'), Gjimshiti, Mitaj, Ramadani (Shehu 46'), Asllani (Pajazti 63')i, Laçi (Shpendi 46'), Bajrami (Seferi 46'), Hoxha (Broja 63'), Uzuni (Daku 78').
Luksemburgu: Pereira, Karlson, Koraç, Jans (Bohnert 46'), Pinto (Mahmutoviq 46'), Martins (Goncalves 69'), Moreira, Dardari (Kadamani 69'), V. Til (S. Til 77'), Duarte (Muratoviq 46'), Sinani.

Pak shikues ishin të pranishëm në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por edhe ata dolën të zhgënjyer me lojën dhe rezultatin e kuqezinjve.

Në minutën e 8-të, kuqezinjtë u ndëshkuan. Dardari kaloi me lehtësi Pllanën dhe më pas pasoi në qendër për Daniel Sinanin, i cili e mposhti portierin Sherrin.
Shqipëria u përpoq deri në fund, por pa sukses për të barazuar rezultatin.

Kjo është humbja e dytë radhazi, sërish në të njëjtin stadium brenda pak ditësh, me selektorin e ri, Rolando Maran..

Shqipëria do fitore

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

86' Minutat e fundit.

80' Shqipëria po befason për të keq edhe sonte me rezultat deri në këto momente.

Shqipëria - Luksemburgu 0:1

Shënues: Sinani (8').

Kartona të verdhë: Asllani, Laçi - Duarte, Korfac, Bohnert .

Shqipëria: Sherri, Hysaj, Pllana (Ajeti 46'), Gjimshiti, Mitaj, Ramadani (Shehu 46'), Asllani (Pajazti 63')i, Laçi (Shpendi 46'), Bajrami (Seferi 46'), Hoxha (Broja 63'), Uzuni (Daku(78').
Trajner: Rolando Maran

Luksemburgu: Pereira, Karlson, Koraç, Jans (Bohnert 46'), Pinto (Mahmutoviq 46'), Martins (Goncalves 69'), Moreira, Dardari (Kadamani 69'), V. Til (S. Til 77'), Duarte (IMuratoviq 46'), Sinani
Trajner: Xhef Shtraser.

74' Portieri Sherri i Shqipërisë edhe sonte ka treguar formë të mirë.

71' Lojë e zbehtë e Shqipërisë.

69’ Asllani dhe Hoxha lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Pajazitit dhe Brojës.

65' Sinani i Luksemburgut mjaft i mirë.

57' Ramadani, Pllana, Laçi dhe Bajrami lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Shehut, Ajetit, Shpendit dhe Seferit në radhët e kuqezinjve. Edhe Luksemburgu bën katër ndryshime në startin e pjesës së dytë.

53' Luksemburgu kohë pas kohe i rrezikshëm.

50' Ndeshje e mirë.

47' Pritet një reagim i Shqipërisë.

Përfundon pjesa e parë.

43' Luksemburgu po mbrohet me sukses.

40' Shqipwria po orvatet por pa sukses.

34' Sinani tenton portën pa gjetur katërkëndorin e Sherrit.

32' Asllani ndëshkohet me karton të verdhë.

27’ Prej disa minutash kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin, por pa gjetur hapësirën që të gjuajnë në portë.

25' Lojë e mirë.

19' Asllani tenton nga 20 metra por nuk befasohet portieri i Luksemburgut.

17’ Shqipëria nuk po tregohet ashtu si pritej.

1’ Darderi hyn përsëri në zonë nga e majta, gjuajtja e tij në qendër ndalet nga Sherri.

8' Çudia me Shqipërinë, katastrofë, Danel Sinani realizon, 0:1.

4' Shqipëria më e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren ndaj Luksemburgut

Shqipëria sot do të luajë testin e dytë miqësor brenda javës, po në “Air Albania”.

Sonte kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun, ku do të kërkojë fitoren. Katër ditë më parë, Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në krye të Shqipërisë për trajnerin e ri Rolando Maran.

Italiani ka befasuar jo pak sot me formacionin zyrtar. Në ndryshim nga ndeshja e kaluar, Maran ka bërë tre ndryshime sot, duke nisur nga minuta e parë me Pllanën, Bajramin dhe Uzunin.

Shqipëria e nis sot me: Sherri: Hysaj (kapiten), Pllana, Gjimshiti, Mitaj: Bajrami, Asllani, Ramadani: Hoxha, Uzuni, Laçi.

Takimi i sotëm edhe spe është thjesht një test miqësor do ta ndihmojë trajnerin Maran për të njohur më shumë ekipin dhe për të krijuar disa një ide për formacionin bazë për ndeshjet zyrtare, të cilat do të nisin për muajin shtator, që do të jenë për Ligën e Kombeve.

“Air Albania” thuajse i boshatisur para ndeshjes së Shqipërisë

Stadiumi “Air Albania” pret sot ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Por tifozët shqiptarë qartësisht nuk e kanë mendjen te kuqezinjtë duke parë atë që po ndodh jo shumë larg impiantit kryeqytetas me protestat popullore.

Kjo reflektohet edhe në pamjet nga stadiumi të regjistruara vetëm 45 minuta para sfidës, me një numër minimal personash të pranishëm.

Por ndërkohë, në tribunë nuk mungojnë as një numër i vogël tifozësh të Luksemburgut, të cilët kanë udhëtuar për të parë këtë ndeshje në impiantin kryeqytetas.

Shqipëria gati

Shqipëria luan ndaj Luksemburgut ndeshjen e dytë miqësore në periudhën e qershorit, pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të duan të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtim.

Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion. Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni. Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Rolando Maran

LUKSEMBURGU: Pereira, Karlson, Koraç, Jans, Pinto, Martins, Moreira, Dardari, V. Til, Duarte, Sinani
Trajner: Xhef Shtraser.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat