Istogu përforcohet për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Istogu është përforcuar me futbollistin Art Ramadani.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi.
“Sot kemi nënshkruar kontratë një vjeçare me sulmuesin Art Ramadani, që transferohet në Istog nga Kika e Hogoshtit.
Ramadani transferohet në Istog nga ekipi i Kikës, ndërsa më herët ka luajtur për SC Gjilanin, KF Ramiz Sadikun dhe TSC Vahdet Braunschëeig.
Arti është 23 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit anësor. Pozita e tij natyrale është sulmues i krahut të djathtë, por që di të përshtatet mjaft mirë edhe si sulmues qendror dhe sulmues i krahut të majtë.
23 - vjeçari shquhet si sulmues i spikatur, në tri vitet e fundit ishte ndër golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë, me shpejtësinë e tij dhe me efikasitetin e tij pritet që ti ndihmojë mjaft shumë fazës ofanzive të Istogut.
Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me sulmuesin Art Ramadanin!”, ka bërë të ditur FC Istogu.