Trajneri Emin Baliqi ka prekur shumë njerëz me postimin e tij pas vdekjes tragjike të futbollistit Fatjon Bunjaku, duke zbuluar një nga mesazhet që kishte marrë prej tij.
“Kam pas dëshirë gjithmonë të shkruaj për ty Fatjoni jonë i dashur si do ti kapësh majat e futbollit Europian e Botëror, nuk do besoja që sot të shkruaj fjalët ngushëllime familjes, shokëve dhe trajnerëve të gjithë atyre që të njohën, besa edhe vëthen time ta ngushëllojë,
S’ta kam thënë asnjëherë se më pëlqenin mesazhet e here pas here "King je Trener" sepse nuk kam menduar qe do ndahemi kështu por Caktimi i Zotit ishte që ti të ikje dhe dhimbja që e kemi në këto momente nuk përshkruhet dot.
Allahu të mëshiroftë E në Xhehnet Inshallah”, ka shkruar me dhimbje Baliqi në profilin e tij në facebook.