Valmir Matoshi pas golit me Kosovën: Jam shumë i lumtur!

Futboll

Valmir Matoshi pas golit me Kosovën: Jam shumë i lumtur!

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 23:51
Valmir Matoshi

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Andorrës në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golat për “Dardanët” i shënuan: Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Valmir Matoshi.

Valmir Martoshi i cili shënoi të parin me fanellën e Kosovës u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes.

“Ndjenjë shumë e mirë me shënu gol me këtë fanellë. I kam pasur 20 anëtarë të familjes këtu në stadium.

Edhe këta shumë janë gëzu. Një ndjenjë që nuk e kam përjetu hala, shumë, shumë bukur”, u shpreh Matoshi

Kujtojmë që kjo ishte miqësorja e fundit para ndeshjeve zyrtare në muajin shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat