Reprezentuesi i Bosnjë e Hercegovinës, Tarik Muharemoviq, pritet ta largohet nga Sassuolo këtë verë, ndërsa sipas informacioneve të fundit, klubi më i interesuar për transferimin e tij është AFC Bournemouth.
Klubi anglez thuhet se ka dërguar ofertën e parë në vlerë prej 35 milionë eurosh, shkruan “SportSport”.
Anëtari i Premier League ka nisur me vendosmëri për transferimin e mbrojtësit 23-vjeçar.
Edhe pse Sassuolo është i gatshëm ta pranojë ofertën prej 35 milionë eurosh, klubi italian do të përpiqet të sigurojë një shumë sa më të madhe, pasi gjysma e shumës së transferimit i takon ish-klubit të Muharemoviqit, Juventusit.
Për këtë arsye, nuk do të ishte befasi nëse kërkojnë edhe disa milionë euro më shumë.
Bournemouthit paratë nuk i paraqesin problem dhe synimi i tyre është ta forcojnë edhe më shumë skuadrën për paraqitjet në Europa League dhe sfidat e reja në kampionatin vendas.
Skuadra nga stadiumi Vitality pas vetes ka një sezon fantastik, ku përfundoi në vendin e gjashtë, ndërsa ndryshimi i parë ndodhi në pankinë, ku arkitekti i suksesit, Andoni Iraola, u zëvendësua nga gjermani Marco Rose.