Lëvizjet e trajnerëve në Serie A vazhdojnë të jenë një fenomen i zakonshëm, me të paktën nëntë skuadra që kanë ndryshuar ose pritet të ndryshojnë “timonerin”.
Atalanta, Bologna, Fiorentina, Lazio, Milan, Napoli, Sassuolo, Torino dhe Monza janë ndër klubet e përfshira në këtë proces.
Sipas të dhënave, rreth 75 % e trajnerëve në Itali nuk qëndrojnë më shumë se një sezon, me një mesatare prej 10.9 muajsh në detyrë.
Një studim ndërkombëtar tregon se 65.2 % e skuadrave në 55 kampionate kanë ndryshuar të paktën një herë trajner gjatë vitit të fundit. Në Serie A, vetëm Kosta Runjaiç te Udinese dhe Cesc Fabregas te Como kanë mbi dy vite vazhdimësi në stol.
Situata është ndryshe në kampionate si Premier League, La Liga dhe Bundesliga, ku trajnerët qëndrojnë në detyrë për periudha dukshëm më të gjata. Në Angli mesatarja arrin në 29.1 muaj, në Spanjë 27.8 muaj dhe në Gjermani 23.3 muaj.
Mungesa e vazhdimësisë teknike konsiderohet një nga faktorët që ka ndikuar në rezultatet e skuadrave italiane në arenën ndërkombëtare.