Bregu i Fildishtë me futbollistë të rinj në Botërorin 2026

Futboll

Bregu i Fildishtë me futbollistë të rinj në Botërorin 2026

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 13:39
Kupa

Ka përfaqësuese që e mbështesin lojën e tyre te lojtarë me përvojë, por ka të tjera që besojnë te të rinjtë. Në Kupën e Botës 2026 janë të pranishme të dyja.

Bregu i Fildishtë që është kthyer në turneun më të rëndësishëm për përfaqësuese pas mungesës në 2018 dhe 2022 ka grupin me moshën mesatare më të re, 25.9 vjeç.

Në listën e trajnerit Emerse Fae janë vetëm 4 lojtarë, të cilët i kanë kaluar të 30-at.

Menjëherë më pas vjen Ekuadori me moshën mesatare të ekipit 26.1 vjeç. Mes skuadrave Europiane me më shumë të rinj janë Bosnje Hercegovina, Spanja dhe Norvegjia.

Në anën tjetër skuadrat më të moshuara Panamaja dhe Irani. Mosha mestare e grupit të lojtarëve është 30.4 vjeç.

Edhe Brazili dhe Argjentina nuk përbëhen me shumë futbollistë të rinj. Përfaqësuesja baziliane ka një moshë mesatare 29.2, ndërsa ajo argjentinase 29.1 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat