Enis Bardhi dhe Lionel Messi janë dalluar si dy nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të lira gjatë dekadës së fundit në futbollin evropian.
“Gjatë pesë viteve sa luajti te Levante UD në La Liga spanjolle, Enis Bardhi la gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tij dhe golat spektakolarë.
Reprezentuesi maqedonas është futur në një grup shumë së bashku me Lionel Messin. Të dy janë futbollistët e vetëm që nga viti 2015 e deri më sot kanë realizuar të paktën pesë gola nga goditjet e lira brenda një sezoni në pesë kampionatet më të forta evropiane.
Bardhi e arriti këtë sukses në sezonin 2017/18, kur me Levanten realizoi pesë gola nga goditjet e lira në La Liga. Në të njëjtin sezon, Messi gjithashtu shënoi të paktën pesë gola nga goditjet e lira, ndërsa argjentinasi e përsëriti këtë arritje edhe në sezonet 2018/19 dhe 2019/20 me FC Barcelona”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa”.
Kjo statistikë e vendos Bardhin në një kategori të rrallë, përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.