Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka hedhur shortin për sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Gara për inkuadrim në elitën e futbollit nis më 15 gusht, ndërsa pjesa e parë e kampionatit do të përfundojë më 21 nëntor.
Sipas kalendarit të garave, pjesa e dytë e sezonit fillon më 20 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri më 22 maj.
Kujtojmë se në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm do të garojnë skuadra si Rabotniçki, Pelisteri, Makedonija Gjorgje Petrov dhe Shkupi.
Në javën e parë, skuadra shqiptare Kamjani ndeshet me Pelisterin, ndërsa Shkupi ballafaqohet me Detonitin.
Java e parë
Pelisteri - Kamjani
AP Brera - Euromilk
Makedonija GJP - Teteksi
Rabotniçki - Kozhuf
Shkupi - Detonit
Ohrid - Novaci
Bellasica - Osogova