Dita e shumëpritur e 11 qershorit, nga 2.200 metra lartësi nis festa e futbollit

Futboll

Dita e shumëpritur e 11 qershorit, nga 2.200 metra lartësi nis festa e futbollit

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Ka aguar 11 qershori 2026, dita kur nis Kampionati Botëror 2026 – ngjarja më e madhe e futbollit në botë, e pritur me padurim nga miliona tifozë.

Stadiumi legjendar “Azteca: në Mexico City, qytet ku futbolli adhurohet, do të presë për herë të tretë në histori hapjen e Kupës së Botës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij ikonik.

Ceremonia zyrtare e hapjes dhe ndeshja e parë mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut do të zhvillohen në “Azteca”, me takimin që nis në orën 21:00.

Festa e futbollit fillon nga stadiumi që ndodhet në rreth 2.200 metra mbi nivelin e detit, për të vazhduar më pas nëpër qytetet organizatore të SHBA, Kanada dhe Meksika.

Ky Botëror do të sjellë gjithsej 104 ndeshje, në atë që konsiderohet edicioni më i madh në historinë e kampionateve botërore të futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat