Nagelsmann i trembet Bregut të Fildishtë, Sane do të shërbejë si mbrojtës i pestë

Futboll

Nagelsmann i trembet Bregut të Fildishtë, Sane do të shërbejë si mbrojtës i pestë

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 15:47
Sane

Prej ditësh Gjermania ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Bregu i Fildishtë me fitoren që mori përballë Ekuadorit se ka futur në mendime komisarin teknik të katër herë kampionëve të botës, i cili ka menduar një skemë të veçantë për të limituar zbritjet e shpejta të rivalëve, të cilët mbështeten në shërbimet e lojtarëve si Yan Diomande.

19-vjeçari nuk është një lojtar i panjohur për futbollin gjerman pasi aktivizohet për RB Lajpcig. Paraqitja e tij përballë një mbrojtësi si Piero Hincapié ka bërë që Nagelsmann të studiojë diçka të re.

Për takimin e radhës Gjermania ka provuar një skemë me pesë mbrojtës në fazën kur nuk ka kontrollin e topit. Trajneri i ri gjemran ka menduar që të spostojë në mbrojtje Sane.

Sulmuesi i Gallatasarajit është njëri prej lojtarëve më të shpejtë të Gjermanisë dhe Naglesmann kërkon që të shfrtytëzojë këtë karakteristikë të tij duke e spostuar në mbrojte ku do të marrë vendin e Joshua Kimmich, i cili do të spostohet më në qendër të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat