Diomande dhe efekti psikologjik i Sanes, Nagelsmann dhe Tah përgatiten për Bregun e Fildishtë

Futboll

Diomande dhe efekti psikologjik i Sanes, Nagelsmann dhe Tah përgatiten për Bregun e Fildishtë

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 15:06
Sane e Nagelsmann

Konferenca për shtyp e Gjermanisë në vigjilje të ndeshjes mes Bregun e Fildishtë kishte për protagonist julian Nagelsmann dhe Jonathan Tah.

Trajneri i Gjermanisë tregoi se Sane nuk rrezikonte vendin në formacion edhe pse në ndeshjen me Kuraçaon performanca e tij u kritikua shumë. “Leroy është një lojtar, tek i cili unë mbështetem shumë.

Mendoj se ai është pre e një sindrome të çuditshme. Ata që e kritikojnë them se zmadhojnë atë çfarë nuk shkon tek ai”, tha Nagelsmann.

I pyetur për gjarprin që gjeti Kimmich në Winston-Salem, komisari teknik preferoi që të bënte shaka duke thënë: “Nuk gjeti një gjarpër dosido ishte një anakonda e madhe”.

Ndërsa në fjalën e tij Jonathan Tah shpjegoi se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të bëjnë kujdes me sulmuesin e Bregun e Fildishtë, Diomande. \

“Kemi të bëjmë me një talent të madh. Ai mund të vendosë i vetëm një ndeshje dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes”, tha mbrojtësi i Bayern-it. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat