Shqiptari i Kosovës përjeton humbje të rëndë me Suedinë, Holanda shkatërruese

Futboll

Shqiptari i Kosovës përjeton humbje të rëndë me Suedinë, Holanda shkatërruese

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 qershor 2026 Në ora: 18:44 Përditësuar në ora: 20:59 më 20.06.2026
Pamje nga ndeshja

Besfort Zeneli - 31 minuta

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1 ndaj Suedisë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Besfort Zeneli, u aktivizua nga minuta e 59-të për Suedinë, por nuk arriti ta shmangë humbjen e thellë të skuadrës së tij.

Holanda - Suedia 5:1

Stadiumi "NRG", Houston.
Shikues: 68.000. 
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Brobbey (5' e 17'), Gakpo (47' e 54'), Summerville.- Elanga  (59'),
Kartona të verdhë:  Gudmundsson - Ayari, Bergval, Ali .
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van De Ven; De Jong (Koopmeiners 59'), Gravenberch; Malen (Summerville 46'), Reijnders (Til 59'), Gakpo )Lang 90'); Brobbey (Depay 72').
Suedia: Nordfeldt; Lindelöf, Hien, Lagerbielke; Bernhardsson (Elanga 56'), Ayari, Karlström (Zeneli 56'), Nygren (Bergvall 56'), Gudmundsson;(Stroud 90+3') Isak, Gyökeres.

Holanda kaloi në epërsi që në minutën e pestë. Cody Gakpo asistoi për Brian Brobbey, i cili nga afërsia realizoi për 1:0.

Në minutën e 17-të, Brobbey goditi sërish, duke dyfishuar epërsinë e “Tulipanëve” në 2:0.

Suedia pati një mundësi të mirë në fund të pjesës së parë, por tentativa e Yasin Ayari në kohën shtesë u ndal nga portieri Bart Verbruggen.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gakpo realizoi për 3:0 pas asistimit të Denzel Dumfries.

Në minutën e 54-t, Gakpo shënoi edhe golin e tij të dytë personal, pas një pasimi nga Crysencio Summerville, duke e çuar rezultatin në 4:0.

Suedia reagoi pesë minuta më vonë. Pas një aksioni të bukur të Alexander Isak, zëvendësuesi Anthony Elanga depërtoi fuqishëm dhe realizoi një gol të bukur për 4:1.

Në minutën e 85-të, Zeneli provoi nga distanca, por goditja e tij nuk gjeti portën.
Rezultatin përfundimtar 5:1 e vulosi Summerville në minutën e 89-të me një goditje precize nga rreth 17 metra.

Pas dy ndeshjeve, Holanda kryeson Grupin F me katër pikë, ndërsa Suedia mban vendin e dytë me tri pikë.

Holanda fiton

(E plotësuar) –  90' Minuta e fundit.

85' Besfort Zeneli (Suedi) merr një top dhe nuk ngurron të gjuajë fort drejt portës..

67' Brian Brobbey (Holandë) u gjykua se ishte në pozicion jashtë loje gjatë vrapimit të tij.

64' Teun Koopmeiners (Holandë) ekzekuton goditjen nga këndi, por topi përfundon vetëm me kokë te një kundërshtari.

Holanda - Suedia 5:1
Stadiumi "NRG", Houston.
Shikues: 68.000. 
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Brobbey (5' e 17'), Gakpo (47' e 54'), Summerville.- Elanga  (59'),

Kartona të verdhë:  Gudmundsson - Ayari, Bergval, Ali .

Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van De Ven; De Jong (Koopmeiners 59'), Gravenberch; Malen (Summerville 46'), Reijnders (Til 59'), Gakpo )Lang 90'); Brobbey (Depay 72').
Suedia: Nordfeldt; Lindelöf, Hien, Lagerbielke; Bernhardsson (Elanga 56'), Ayari, Karlström (Zeneli 56'), Nygren (Bergvall 56'), Gudmundsson;(Stroud 90+3') Isak, Gyökeres.

63' Cody Gakpo (Holandë) bën një pasim të rrezikshëm por pa sukses.

59' Gol! Alexander Isak pason një top të bukur për zëvendësuesin Anthony Elanga (Suedi) i cili i ikë dy-tre lojtarëve “Tulipanë” dhe me goditje të fortë nag 14-15 metra shënoi gol të bukur në anën e djathtë të epërm të portës. 4:1.

57' Rast i humbur! Ryan Gravenberch (Holandë) mori një pasim dhe kishte shumë mundësi, por në vend të kësaj vendosi të gjuante nga distanca dhe topi shkoi lart mbi traversë.

54' Gol! Cody Gakpo (Holandë) futet në 16-sh pas asistimit nga Crysencio Summerville dhe gjuajtja e tij shkoi në këndin e poshtëm të djathtë, nuk i jep asnjë rast portierit. 4:0.

50' Holanda është në epërsi.

47' Gol! Cody Gakpo (Holandë) gjuan nga afërsia pas asistimit nga Denzel Dumfries. Rezultati është 3:0.

Përfundon pjesa e parë.

45+5 Yasin Ayari (Suedi) i pafat, përpjekja e tij shkoi drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Bart Verbruggen ishte vigjilent dhe rezultati mbeti i njëjtë. 

Do të ketë të paktën 4 minuta kohë shtesë.

45' Gustaf Lagerbielke (Suedi) realizon por anulohet për pozicion jashtë loje!

44' Portieri Ryan Gravenberch (Holandë) penalizohet për mbajtje të topit.

40' Donyell Malen (Holandë) thyen pengesat brenda zonës, por tenton të kalojë me shpejtësi pasimin e tij për Brian Brobbey. Topi del jashtë loje dhe Suedia do të ketë një goditje nga porta.

38' Cody Gakpo (Holandë) driblon drejt zonës dhe gjuan ulët drejt mesit të portës.

37' Viktor Gyökeres (Suedi) godet për herë të parë nga 16-shi, por topi fluturoi drejt këndit të poshtëm të majtë. Portieri e ndalon gjuajtjen drejt portës së tij me një pritje të shpejtë.

33' Ishte shumë e lehtë për Bart Verbruggenin. Viktor Gyökeres (Suedi) gjeti pak hapësirë por goditja e tij shkoi ulët dhe tepëre dobët.

29' Posedimi i topit për momentin është 63:37.

27' Jesper Karlstrom (Suedi) gjen rrugën për të rikuperuar topin brenda zonës së gjashtë metrave falë forcës së tij dhe lëshon një goditje drejt portës.

22' Gustaf Lagerbielke (Suedi) e mban kundërshtarin e tij për ta penguar të marrë topin dhe gjyqtari referon për faull.

17' Topi përshkon rrjetën! Brian Brobbey (Holandë) ruan qetësinë dhe shënon.

 

15' Tijjani Reijnders (Holandë) tregon aftësitë e tij dhe më pas gjuan në mënyrë zhgënjyese që shkon shumë larg shtyllës së djathtë.

12' Tijjani Reijnders (Holandë) ekzekuton goditjen nga këndi, por e dërgon topin vetëm në mes të një grupi mbrojtësish dhe njëri prej tyre largon topin mirë.

9' Isak Hien (Suedi) bën një ndërhyrje të ashpër dhe Michael Oliver referon për faull.

8' Alexander Isak (Suedi) në pozicion jashtë loje.

5' Gol! Cody Gakpo ia kalon topin Brian Brobbey (Holandë), i cili nga afërsia pa problem e dërgoi  topin në rrjetë. 1:0.

3' Flamuri ngrihet kundër Viktor Gyökeres (Suedi) dhe gjyqtari referon për pozicion jashtë loje.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Pas ndeshjeve të mesnatës dhe mëngjesit, Kupa e Botës 2026 vazhdon me ndeshjen e sontme, mes Holandës dhe Suedisë.

Përballje “titanësh” mes Holandës dhe Suedisë, si rreshtohen të dyja skuadrat

Përballje “titanësh” mes Holandës dhe Suedisë, si rreshtohen të dyja skuadrat!

Holanda dhe Suedia do të përballen në orën 19:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Botërorit.

“Tulipanët” kërkojnë me patjetër fitoren pas barazimit me Japoninë ndërsa suedezët duan të përsërisin të njëjtin sukses si me Tunizinë.

Trajnerët Kuman dhe Poter kanë hedhur në fushë më të mirët e tyre.

olandë-Suedi, publikohen formacionet zy

Holanda dhe Suedia përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Botëror.

Holanda e drejtuar nga Ronald Koeman pati një nisje zhgënjyese, pasi barazoi 2-2 ndaj Japonisë, duke humbur avantazhin në minutat e fundit të takimit.

“Tulipanët” tani kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar një pozicion jashtë dy vendeve të para përpara raundit të fundit të fazës së grupeve.

Nga ana tjetër, Suedia e nisi aventurën në mënyrë perfekte. Skandinavët mposhtën Tunizinë me rezultatin e thellë 5-1, një sukses që solli edhe pasoja për kundërshtarin, me shkarkimin e trajnerit të tyre.

Pak minuta para fillimit janë zbuluar dhe formacionet e të dyja ekipeve.

Holandë – Suedi, sfidë e madhe

Pas ndeshjeve të mesnatës dhe mëngjesit, Kupa e Botës 2026 vazhdon me ndeshjen e sontme, mes Holandës dhe Suedisë.

Kjo ndeshje i përket Grupit F dhe luhet në kuadër të xhiros së dytë të këtij turneu.

Holanda barazoi 2:2 në xhiron e parë me Japoninë, teksa Suedia fitoi 5:1 ndaj Tunizisë.

Për ndeshjen e sontme, që nis nga ora 19:00, dy trajnerët, Ronald Koeman i Holandës dhe Graham Potter i Suedisë kanë vendosur për 11-shet startuese.

Holanda - Suedia
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van De Ven; De Jong, Gravenberch; Malen, Reijnders, Gakpo; Brobbey.

Suedia: Nordfeldt; Lindelöf, Hien, Lagerbielke; Bernhardsson, Ayari, Karlström, Nygren, Gudmundsson; Isak, Gyökeres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat