Një tjetër emër i njohur i jep lamtumirën kuqezinjve

Futboll

Një tjetër emër i njohur i jep lamtumirën kuqezinjve

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 11:38
Klaudio Filipi

Aventura e Klaudio Filipit te Milani ka mbaruar.

Ai ishte trajneri i portierëve që mori lëvdata publike nga Masimiliano Alegri dhe Majk Menja gjatë sezonit.Vetë Filipi e njoftoi lajmin në profilet e tij në rrjetet sociale:

“Pas vetëm një viti, përvoja ime te Milani ka mbaruar. Është një klub i lavdishëm me tifozë të dashuruar me ekipin, dhe Milanello është një vend pune legjendar, unik për vendndodhjen e tij dhe për njerëzit që punojnë atje, nga stafi i shërbimit të ushqimit te stafi i pritjes e deri te pastrueset, të gjithë të dashuruar me Milanin e tyre.”

Me Danielen (Borri-n) patëm fatin të stërvitnim një grup të mrekullueshëm portierësh, si në aspektin e aftësive teknike ashtu dhe, mbi të gjitha, të moralit. Për Majk,

Pietron, Lorencon dhe Mateon, një falënderim i përzemërt dhe fat të mbarë për një të ardhme të ndritur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat