Nga moshat e Shqipërisë te Kosova, sulmuesi që spikati në Turqi mbetet pa ekip

Futboll

Nga moshat e Shqipërisë te Kosova, sulmuesi që spikati në Turqi mbetet pa ekip

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 16:06
Jetmir Topalli

Jetmir Topalli ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Bandirma Sport.

Aty ku do të rikthehej pas eksperiencës në huazim me Serik Sport në Ligën e Parë turke.

Topalli ka bërë mjaft mirë në Turqi, pikërisht aty ku luan prej gjashtë vitesh.

Më parë ndërkohë luante vetëm në Kosovë.

28-vjeçari e kishte eksperiencën e fundit me Ballkanin në vitin 2020.

Në karrierë regjistron paraqitje edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa nga Shqipëria e moshave kalonte te dardanët.

Me rreth 170 ndeshje në Turqi, Topalli bëhet gati për eksperiencën e re. Si lojtar i lirë është edhe okazion në merkato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat