Ramadani largohet papritur nga kampioni i Kosovës

Futboll

Ramadani largohet papritur nga kampioni i Kosovës

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2026 Në ora: 15:03
Futbollisti Florent Ramadani

Futbollisti Florent Ramadani është larguar nga radhët e kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare. 

Largimi i Ramadanit është i papritur dhe me kërkesë të vet futbollistit.

“Ju njoftojmë se kemi mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Florent Ramadani.

Kërkesa për ndërprerjen e parakohshme të kontratës erdhi nga vetë lojtari ndërsa klubi e mirëkuptoi kërkesën e tij dhe vendosi ta lirojë.

Klubi ynë e falënderon Florentin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit Florent”,
ka njoftuar FC Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat