LFRGJ nderon Naser Bunjakun, Rabit Matoshin, Agim Ramizin dhe Agim Spahiun

Futboll

LFRGJ nderon Naser Bunjakun, Rabit Matoshin, Agim Ramizin dhe Agim Spahiun

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 15:12
Pamje

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre shumëvjeçar në futboll, ka nderuar me mirënjohje delegatët të cilët gjatë këtij viti kanë përmbyllur karrierën e tyre sportive me rastin e pensionimit.

Me mirënjohje u nderuan: Naser Bunjaku, Rabit Matoshi, Agim Ramizi dhe Agim Spahiu

“Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë së futbollit rajonal!

Në emër të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, u shpreh falënderimi i sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar që këta delegatë kanë dhënë ndër vite në organizimin dhe zhvillimin e garave të futbollit në rajonin e Gjilanit.

LRFGJ u uron atyre shëndet, mbarësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, duke i falënderuar për gjurmën e pashlyeshme që kanë lënë në futbollin tonë”, thuhet nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat