Tre mungesa te Anglia

Futboll

Tre mungesa te Anglia

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 15:26
Kane, Bellingham dhe Guehi

Në seancën e fundit përgatitore te Anglia, janë evidentuar 3 mungesa shumë të rëndësishme, fjala është për mbrojtësin Recce James, Marc Guehi dhe mesfushorin Declan Rice.

Situata nuk ka të bëjë thjeshtë me një mungesë për qetësimin e muskujve apo çlodhje, por më problematike. Rice vazhdon të ketë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, asgjë e sigurtë për prezencën ndaj Norvegjisë.

James vijon të “lëngojë” nga problem fizike dhe nuk pritet të rrezikohet. Përsa i takon Guehi, edhe pse nuk u stërvit, jep shpresë për duelin me “Vikingët”.

Ndeshja ndaj Norvegjisë së Haaland do të mbahet më datën 11 korrik, ora 23:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat