“Armiqtë” e Cristiano Ronaldos janë favoritët kryesorë

Futboll

“Armiqtë” e Cristiano Ronaldos janë favoritët kryesorë

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 17:32
Messi, Kane dhe Mbappe

Kanë kaluar 6 ndeshje në Kupën e Botës 2026 për Spanjën dhe ende nuk e ka pësuar golin e parë në këtë kompeticion, ndërsa së fundmi eliminuan Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Kjo statistikë, nuk është arritur kurrë në historinë e Kupës së Botës nga asnjë kombëtare.

Prapavija e “hekurt” nga Iberikasit, jep garanci jo vetëm për të mposhtur Belgjikën, rivalin e radhës në çerekfinale, por edhe triumfin.

Kuarteti defensiv Porro-Laporte-Cubarsi-Cucurrella janë kthyer në “mur” të pakalueshëm për rivalët. Duket se “simfonia” mes tyre po funksionon në perfeksion, të paktën deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat