Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap gjigant drejt kualifikimit në rrethin e dytë të kualifikimeve të Conference Leagues, pasi në ndeshjen e parë mposhti bindshëm në transfertë skuadrën Europa të Gjibraltarit me rezultat të thellë 5:0.
Pas disa minutave të para, kur vendasit arritën ta mbanin nën kontroll lojën, ekipi tetovar mori plotësisht iniciativën dhe tregoi epërsinë në fushë, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.
Golin e parë e realizoi Ndzengue në minutën e 28-të, pas një aksioni të bukur të skuadrës, duke i dhënë epërsinë Shkëndijës që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë shkëlqeu Tamba, i cili fillimisht shënoi për 0:2 në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 75-të realizoi edhe golin e tretë, duke përfituar nga gabimet e mëdha të mbrojtjes së skuadrës Europa.
Dominimi i tetovarëve vazhdoi edhe në minutat e fundit. Kryeziu realizoi golin e katërt në minutën e 83-të, ndërsa veterani Besart Ibraimi vulosi fitoren e thellë 0:5 dy minuta para përfundimit të takimit.
Me këtë fitore bindëse, Shkëndija pothuajse e ka siguruar kalimin në rrethin e dytë.