Tottenham nuk mjaftohet me 267 milionë euro të shpenzuara deri tan

Futboll

Tottenham nuk mjaftohet me 267 milionë euro të shpenzuara deri tan

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 17:14
Stadiumi

Tottenham është klubi më aktiv deri tani në këtë merkato.

Klubi londinez ka shpenzuar 267 milionë euro për tre transferime: Sandro Tonali, 108 milionë euro + bonuse. Mateus Fernandes – 98 milionë euro. Jan Paul van Hecke – 60 milionë euro.

Po ashtu ka transferuar falas Andy Robertson, Marcos Senesi dhe Martin Dubravka.

Objektivi i radhës i klubit londinez është të forcojnë sulmin dhe kanë zgjedhur zbulimin e sezonit të fundit në Premier League, francezin Eli Junior Kroupi.

Për 19-vjeçarin francez ka pasur interes edhe nga klubet e tjera të mëdha, por Tottenham ka vepruar më shpejt dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bournemouth. Në sezonin e tij të parë në Premier League, Elip Junior Kroupi shënoi 13 gola.

Sky Sports zbulon se Tottenham është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për sulmuesin francez. Zyrtarizimi pritet brenda javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat