Nga i riu më i mirë, te portieri që shkëlqeu dhe “Topi i Artë” i Botërorit! FIFA ndan çmimet e rëndësishme
Spanja nuk i lë asgjë të tjerëve.
Kanë qenë iberikët që pas fitimit të Botërorit, kanë “rrëmbyer” të gjitha çmimet individuale të akorduara nga FIFA.
Para ngritjes së trofeut, mbrojtësi Kubarsi është vlerësuar si i riu më i mirë i Kupës së Botës 2026.
Portieri Unai Simon, ka fituar çmimin e “Dorezës së Artë”, me vetëm 1 gol të pësuar gjatë gjithë kompeticionit, ndërkohë që “Topi i Artë” i Botërorit shkoi për mesfushorin e Spanjës, Rodri.
Vlerësime këto të gjitha të merituara.