Zidane firmos deri në vitin 2030, Barthez dhe Diomede dy të besuarit e ti

Futboll

Zidane firmos deri në vitin 2030, Barthez dhe Diomede dy të besuarit e ti

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 16:31
Zidane

Pas largimit të Didier Deschamps, një epokë e ri nis te Franca, me në krye Zinedine Zidane.

Ish-trajneri i Real Madrid do të drejtojë “Gjelat” deri në vitin 2030.

Fabrizio Romano zbulon se marrëveshja midis Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit ka qenë në fuqi që nga nëntori i kaluar dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim, pavarësisht interesit nga disa klube të mëdha për ish-fituesin e “Topit të Artë”.

L’Equipe zbulon se Zidane ka zgjedhur të rrethohet me aleatë të besuar në stafin e tij teknik, duke nisur nga ish-portieri kampion bote, Fabian Barthez dhe Bernard Diomède, aktualisht trajner kryesor i skuadrës U20 të Francës.

Zyrtarizimi i Zidane në krye të Francës do të vijë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat