Mitrovica shokon Ludogoretsin! Agim Ademi: Një tjetër arritje për futbollin e Kosovës!

Futboll

Mitrovica shokon Ludogoretsin! Agim Ademi: Një tjetër arritje për futbollin e Kosovës!

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2026 Në ora: 22:35
Mitrovica

Mitrovica ka arritur të fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Ludogorets nga Bullgaria, në kuadër të kualifikimeve në Champions League. 

Mitrovica është kualifikuar në rundin e dytë. 

Vashat mitrovicase treguan zemër të madhe nw stadiumin “Fadil Vokrri” nw Prishtinw, duke triumfuar falë golave të futbollisteve Aurora Mulliqi (15’) e Gresa Berisha (61’).

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosvës, Agim Ademi, ka përgwzuar vashat mitrovicase.

“Urime KFF Mitrovica kualifikimi në raundin e dytë në UEFA Ëomen’s Champions League. Një tjetër arritje për futbollin e Kosovës! 🇽🇰

KFF Mitrovica ka triumfuar në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë të UEFA Ëomen’s Champions League, duke e mposhtur kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultat 2:0 dhe duke vazhduar me plot meritë rrugëtimin evropian.

Ky sukses është shpërblim për punën, disiplinën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të futbollisteve, të cilat edhe një herë dëshmuan se futbolli i femrave në Kosovë po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve ndërkombëtare.

Përgëzime të përzemërta për kampionet tona, trajnerin Shpëtim Idrizi, stafin e tij, drejtuesit e klubit, si dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Suksese Klubi Futbollistik i Femrave Mitrovica në sfidat e radhës dhe vazhdimësi në përfaqësimin dinjitoz të futbollit të Kosovës në arenën evropiane!”, ka  uruar Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat