Erald Maksuti realizoi në debutim me Akhmat Groznin.
Për ish-sulmuesin e Flamurtarit mjaftuan pesë minuta që të shkonte te goli, pasi ishte minuta e 78-të kur u aktivizua kundër Lokomotivës së Moskës.
Sfida e javës së parë në kampionatin rus u vulos pikërisht nga Maksuti. Ekipet ndanë pikët pas barazimit 1:1.
Kujtojmë se kartoni i Maksutit u ble në merkaton e verës nga Akhmat. Aventura e re ka nisur me këmbën e mbarë për futbollistin shkodran.
22-vjeçari bënte mjaft mirë në edicionin e kaluar. Megjithatë, Flamurtari nuk e shmangu rënien nga kategoria.