Dinamo e Zagrebit kaloi në rrethin e tretë kualifikues të Champions League pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme dhe pas vazhdimeve
Futbollistët e Dinamos fituan ndaj Thunit me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen e kthimit. Me rezultatin e përgjithshëm 4:3 (ndeshja e parë 1:1),
Dinamo siguroi kualifikimin në rrethin e tretë dhe njëkohësisht garantoi të paktën pjesëmarrjen në fazën e Conference League.
Thuni e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe krijoi epërsi 0:2 pas vetëm 22 minutash, falë golave të Brighton Labeau dhe Marco Burki. Në atë fazë Dinamo dukej pa ide dhe pa rrezik për portën kundërshtare.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në minutën e 67-të, kur Burki u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Dinamo shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi shumë shpejt rezultatin: fillimisht Dion Drena Beljo shënoi në minutën e 74-t, ndërsa Lukas Kaçavenda realizoi për 2:2 në minutën e 78-të.
Ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku kampioni kroat vulosi fitoren falë një supergoli të Moris Valinçiç në minutën e 112-të, duke përfunduar një përmbysje spektakolare.
Valmir Matoshi u paraqit titullar te Thuni, ndërsa Arbën Hoxha hyri në minutën e 58-të.