Federico Gatti pranë Napolit, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti

Futboll

Federico Gatti pranë Napolit, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 23:35
Federico Gatti

Federico Gatti është shumë pranë largimit nga Juventusi.

Mbrojtësi italian është objektivi kryesor i Napolit për repartin defensiv dhe bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm.

Trajneri Massimiliano Allegri e vlerëson shumë Gattin dhe e dëshiron në qendër të mbrojtjes së Napolit, ndërsa edhe lojtari shihet i hapur për transferimin.

Pengesa kryesore mbetet marrëveshja ekonomike, pasi Juventusi e vlerëson kartonin e tij rreth 20-25 milionë euro.

Nëse klubet arrijnë akordin përfundimtar, Gatti pritet të largohet nga Juventusi dhe të nisë një aventurë të re me fanellën e Napolit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat