Shkëndija e Haraçinës përforcohet me një ish-reprezentues të Shqipërisë!

Futboll

Shkëndija e Haraçinës përforcohet me një ish-reprezentues të Shqipërisë!

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2026 Në ora: 23:14
Esin Hakaj

Shkëndija e Haraçinës, debutuese në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, vazhdon të befasojë me përforcime.

Klubi prezantoi afrimin më të ri, mbrojtësin Esin Hakaj (29), i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Hakaj ka një karrierë të pasur, ku ka veshur fanellën e Samsunspor në Turqi, si dhe ka luajtur për klubet e njohura shqiptare Vllaznia dhe Partizani.

Me transferimin te Shkëndija, Esin Hakaj pritet të sjellë përvojë, siguri dhe cilësi në repartin defensiv të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat