Zymer Bytyqi rikthehet në futbollin norvegjez

Futboll

Zymer Bytyqi rikthehet në futbollin norvegjez

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 18:39
Zymer Bytyqi

Pas një viti jashtë futbollit si lojtar i lirë, Zymer Bytyqi është rikthyer në fushë, duke u bërë pjesë e klubit norvegjez Kristiansund.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2027, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 11.

Bytyqi, i cili ka zhvilluar 25 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, është shprehur i lumtur për rikthimin në futboll dhe mezi pret të nisë aventurën e re.

Ndihem shumë mirë dhe mezi po pres t’ia nis. Është një grup i mirë me shumë potencial dhe kam besim të madh se kjo do të jetë vendi i duhur”, ka deklaruar Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat