Që nga pasditja, ekspedita e Hibernianit ndodhet në Shkup.
Që kur u ulën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u përballën me probleme të mëdha për shkak të temperaturës, e cila edhe sot në Shkup, ishte përvëluese.
“Më pas zhvilluan edhe stërvitjen zyrtare në Arenën “Todor Proeski”, ndërsa gjatë saj ata vetë mes vete pyesnin:
’Çfarë është kjo?! Ferr…’
Epo, le t’u duket ferr edhe nesër në mbrëmje, nga ora 20:00, kur fillon ndeshja”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sporsport”.
Të kujtojmë se Shkëndija ka një gol disavantazh. Në Skoci ndeshja përfundoi 2:1 për Hibernianin.
Kështu ishte edhe me Bravon, por Shkëndija në Shkup, në ndeshjen e kthimit, fitoi 3:1.
Le të jetë kështu edhe tani kundër Hibernianit në rrethin e tretë të Conference League.