Reagon drejtori sportiv i rrogozhinasve pas kualifikimit

Futboll

Reagon drejtori sportiv i rrogozhinasve pas kualifikimit

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 22:17
Egnatia

Pas fitores së djeshme me Shamrock Rovers dhe arritjes historike duke qenë vetëm një hap larg grupeve të Europa League.

Egnatia arriti të fitonte me rezultatin 5:1 duke i dhënë kualifikimin për më tej.

Përmbysja e rezultatit mendohej shumë e vështirë, por ekipi rrogozhinas arriti ta bënte ëndrrën realitet.

“Ëndrra e një nate vere, që u kthye në realitet...”, është mesazhi i publikuar në një postim në rrjetet sociale i drejtorit spotiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj. Një mesazh i qartë që tregon besim e madh që ka klubi për arritjen e ëndrrës europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat