Sulmuesi Berisha: Të realizojmë ëndrrën e madhe, në Qipro vetëm për fitore

Futboll

Sulmuesi Berisha: Të realizojmë ëndrrën e madhe, në Qipro vetëm për fitore

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 23:49
Hekuran Berisha

Sulmuesi i Dinamos, Hekuran Berisha, foli pas ndeshjes me Pafos, ku skuadra shqiptare nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në “Elbasan Arena”. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, në lidhje me përballjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës, Berisha deklaroi.

“Pjesa e parë ishte pak e rënduar me thënë të drejtën.

Patëm disa mundësi dhe mund të kishim bërë shumë më mirë. Pjesën e parë pata një mundësi kur mbrojtësi ktheu topin nga portieri. Pjesën e dytë e morëm veten shumë më shumë, sigurisht që morëm inkursione dhe nga trajneri Ilir Daja.

Patjetër që shpresat nuk humbin asnjëherë. Edhe pse një kundërshtar shumë i fortë, mund të përballojmë një kundërshtar të tillë dhe t’i vendosim në vështirësi dhe atje shkojmë vetëm për fitore dhe të realizojmë ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në grupe.

Me thënë të drejtën, nëse ma jep trajneri mundësinë, normal që do e mbaj sulmin e Dinamos. Për këtë çështje jam këtu. Shpresoj t’ia kthej me rezultate pozitive.

Kur humba rastin në fundin e pjesës së parë, u ndjeva shumë i zhgënjyer, po të kisha shënuar do të ishim shumë më mirë, më të freskët. Kishim energji edhe më shumë. Ky është futbolli, shpresoj që ndeshjen e ardhshme të konkretizoj me gol.

Si je ndjerë përballë David Luiz? Normal u ndjeva shumë mirë, kur kam qenë i vogël e kam parë duke luajtur me Çelsin dhe Brazilin. Një motiv shtesë ky”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat