“Kosova është Serbi”, thirrje skandaloze në Madrid gjatë takimit të Conference League

Futboll

“Kosova është Serbi”, thirrje skandaloze në Madrid gjatë takimit të Conference League

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 17:43
Madrid

Një episod i rëndë dhe provokues u regjistrua në Spanjë, gjatë ndeshjes mes Getafes dhe Partizanit të Beogradit, takim ky i vlefshëm për Conference League.

Në Madrid, janë dëgjuar në mënyrë konstante thirrjet “Kosova është Serbi”, në një stadium ku ishin të pranishëm 6 mijë tifozë.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen këto thirrje, pasi edhe më herët, ka patur raste të tilla.

Kujtojmë që disa video të episodit të Getafe-Partizani i Beogradit janë të paaksesueshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat