Courtois lavdëron yllin e ri të Realit, e quan “Joselu Junior”

Futboll

Courtois lavdëron yllin e ri të Realit, e quan “Joselu Junior”

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 13:16
Thibaut Courtois e Carlos Espi

Carlos Espi është një nga lojtarët më të komentuar të momentit.

Sulmuesi spanjoll, la shenjë në debutimin e tij zyrtar ku shënoi golin ndaj Espanyolit, që i dha Realit fitoren e parë të sezonit në La Liga.

Pas ndeshjes, Thibaut Courtois nuk ndali lëvdatat për yllin spanjoll ku madje e quan edhe “Joselu Junior”, duke e krahasuar me ish-sulmuesin e “Los Blancos”.

“Ai është një bishë. Të shohësh atë të përplaset në stërvitje me Konatén, Rüdigerin dhe ata djem është mbresëlënëse. Ai është shumë i fortë dhe ka edhe talent.

Është lloji i lojtarit që nuk e kishim në skuadër. Unë e quaj ‘Joselu Júnior’. Jemi shumë të lumtur me të”, u shpreh Courtois.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat