Fitoi Premier Ligën me Arsenalin, Simone Inzagi dëshiron një kampion te Al Hilal në Arabinë Saudite

Futboll

Fitoi Premier Ligën me Arsenalin, Simone Inzagi dëshiron një kampion te Al Hilal në Arabinë Saudite

Më: 24 gusht 2026 Në ora: 12:06
Gabriel Martineli

Al-Hilal është në bisedime për të nënshkruar Gabriel Martinelin dhe është i përgatitur të paguajë afër 50 milionë paund për sulmuesin e Arsenalit, sipas Ben Xhejkobs.

Arsenali është gjithashtu i gatshëm të miratojë largimin e tij dhe tashmë e ka informuar brazilianin se dëshiron ta transferojë atë.

25-vjeçari kaloi një fushatë të vështirë në Premier Ligë sezonin e kaluar, duke bërë 30 paraqitje, por duke qenë titullar vetëm 11 ndeshje. Ai shënoi vetëm një herë dhe dha katër asiste në 1,088 minuta në ligë.

Megjithatë, performancat e tij në Europë ishin shumë të mira duke qenë se Gabriel shënoi gjashtë gola dhe regjistroi dy asiste në 14 paraqitje në Ligën e Kampioneve.

Në të gjitha garat, ai e përfundoi edicionin 2025/26 me shtatë gola dhe gjashtë asiste në 49 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat