Mourinho “kërcënon” hapur një gazetar: Bëj kujdes, nëse flet keq për mua…

Futboll

Mourinho “kërcënon” hapur një gazetar: Bëj kujdes, nëse flet keq për mua…

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 17:46
Jose Mourinho

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i solli një dozë humori konferencës së tij për shtyp përpara takimit të mbrëmjes me Real Sociedadin në Santiago Bernabeu.

Portugezi e kishte përmendur tashmë kontaktin e tij me një nga gazetarët, pastaj ai u kthye në temë dhe e gjithë salla filloi të qeshte.

Duke iu drejtuar një gazetari nga radio Cope, Jose Mourinho tha: “Ke shumë burime dhe thua gjëra të mira, por nëse flet keq për mua, ki shumë kujdes, do të të ndjek.”

Ky reagim i “Special One” është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë tifozë të Realit i komentuan duke i thënë: “Ai është më i miri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat