Chelsea i qaset Dibu-s, interesohet për portierin argjentinas

Futboll

Chelsea i qaset Dibu-s, interesohet për portierin argjentinas

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 11:35
Emiliano Martinez

Chelsea pritet të marrë një vendim për transferimin e portierit argjentinas, Emiliano Martinez, teksa gjithçka mund të varet nga një largim i mundshëm në repartin e portierëve.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit dhe trajneri Xabi Alonso po zhvillojnë diskutime të brendshme për të vlerësuar mundësinë e transferimit të Martinezit, përpara mbylljes së merkatos.

Portieri argjentinas, ndërkohë, ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Chelsea dhe është i gatshëm të bashkohet me londinezët.

Vendimi përfundimtar pritet të merret përpara fundit të merkatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat