Superiorja luan javën e dytë

Futboll

Superiorja luan javën e dytë

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 19:20
Pamje nga ndeshja

Vllaznia dhe Elbasani do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat, pasi debutuan me barazime përkatësisht përballë Skënderbeut dhe Laçit.

Trajneri i shkodranëve, Edi Martini, thotë se i kanë analizuar mirë gabimet e bëra kundër korçarëve, pavarësisht se e di vështirësinë në transfertë.

Pas barazimit me Teutën, trajneri i Partizanit, Florin Bratu, është i bindur që të tijtë duhet të shijojnë suksesin e parë në këtë sezon përballë Laçit.

“E respektojmë Laçin, por ne duam 3 pikët. Duhet të luftojmë në fushën e lojës për këtë rezultat. Ndaj Teutës treguam karakter, por është e rëndësishme që të marrim fitoret. Jam i lumtur për këtë aventurë, por nga java në javë do të shihni Partizanin tim.”

Partizani-Laçi dhe Elbasani-Vllaznia do të luhen të shtunën në 18:30. Java e Superiores do të vijojë të dielën me Teuta-Tirana dhe të hënën do të zhvillohen dy sfidat e fundit, Vora-Egnatia dhe Skënderbeu-Dinamo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat