Marrëveshja me Juventusin u prish për shkaqe ekonomike, mesfushori “ndez” tifozët me rikthimin e madh

Futboll

Marrëveshja me Juventusin u prish për shkaqe ekonomike, mesfushori “ndez” tifozët me rikthimin e madh

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 17:58
Sandro Tonali dhe Franck Kessie

Franck Kessie do të bëhet futbollisti i ri i Atalantës. Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka rënë dakord me kushtet e kontratës dhe pritet të rikthehet në Serie A pas përvojës në Arabinë Saudite me Al Ahlin.

Kujtojmë se 29-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Juventusit, mirëpo marrëveshja me bardhezinjtë u bllokua në momentet e fundit për shkaqe ekonomike.

Më parë, Kessie ka qenë pjesë e Milanit për 5 sezone, aty ku fitoi edhe titullin kampion në vitin 2022.

Nga aty, kaloi më pas në Spanjë te Barcelona ku luajti vetëm një sezon dhe e fitoi gjithashtu titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat