Sa dramatike ishte ndeshja derbi e kampionatit të Bosnjë-Hercegovinës mes Shiroki Brijegut dhe Sarajevës, ku në rolin kryesor ishte futbollisti shqiptar Agon Elezi.
Shiroki Brijegu kaloi në avantazh në pjesën e dytë, ndërsa Sarajeva arriti të barazojë në fund të kohës së rregullt.
Më pas, në minutën e gjashtë të shtesës, 90+6, Elezi u gjend në vendin e duhur pranë portës vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1:2.
Goli u kontrollua nga VAR-i, por pas verifikimit u konfirmua dhe Elezi së bashku me bashkëlojtarët e tij festuan fitoren e madhe.
Vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 79-të me Guedesin, ndërsa Ricardo Caraballo barazoi në minutën e 90-të. Pastaj erdhi momenti vendimtar i Elezit në 90+6.
Elezi pati edhe një mundësi të madhe më herët në ndeshje dhe madje mori karton të verdhë në minutën e 76-të, por në fund u bë heroi i Sarajevës me golin vendimtar. Ky ishte goli i tij i parë në kampionatin boshnjak në sezonin e ri.