Gjobitet Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Gjobitet Shkëndija e Haraçinës

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2026 Në ora: 14:19
Pamje

Komisioni Disiplinor i FFM-së, në mbledhjen e fundit, mori vendime lidhur me rastet e veçanta nga xhirot e fundit të garave të Ligës së Parë dhe të Dytë.

KF Shkëndija e Haraçinës është dënuar me 2.500 euro, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, përkatësisht hedhjes së sendeve në fushë, pranisë së personave të paautorizuar në ambientet zyrtare dhe sulmit verbal ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Është nisur procedurë disiplinore ndaj Maqedonisë GP, për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht përdorimit të mjeteve piroteknike dhe hedhjes së sendeve në fushë në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, Maqedonija GP – Pelister.

Ndërkohë, Zlatko Ristov, trajneri i kondicionit të Maqedonisë GP, dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit për një muaj.
Është nisur gjithashtu procedurë disiplinore ndaj Shkupit 1927 AD, për shkak të organizimit të dobët, konkretisht hedhjes së sendeve në fushë në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Dytë, Shkupi 1927 – Teteksi 1953.

Ndërsa futbollisti i GFK Tikvesh 1930, Laval Emanuel, është dënuar me pezullim për tre ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat