Lewandowski: Rodri ka atë përvojë që i nevojitet Barcelonës

Futboll

Lewandowski: Rodri ka atë përvojë që i nevojitet Barcelonës

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 19:28
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski e kujton me shumë dashuri periudhën te Barcelona, edhe pse këtë verë u largua pas katër sezonesh për të nisur aventurën te Chicago Fire.

“Për mua ishin katër vite shumë të bukura te Barcelona. Kuptohet, vjen një moment kur duhet të bësh diçka tjetër, një hap të ri, dhe tani jam shumë i lumtur”, – tha polaku. Ai pranoi se i duhet kohë të përshtatet: “Është normale, jo vetëm sepse largohem nga Europa, por edhe sepse shkoj në SHBA”.

Për Barcelonën tha: “Nuk jam shumë emotiv, jam më tepër i ftohtë, por në zemrën time vazhdoj gjithmonë ta mbështes dhe ta ndihmoj Barcelonën dhe ish-shokët e skuadrës”. Me klubin katalanas fitoi tre La Liga dhe trofeun “Pichichi”.

Për Rodrin deklaroi: “Është lojtar që e di çfarë i nevojitet ekipit… Ka shumë përvojë, prej vitesh luan në nivelin më të lartë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat