Klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

Futboll

Klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 19:47
Logo

AF Luftëtari ka vendosur për një ndryshim rrënjësor në Kategorinë e Dytë. “Panorama Sport” sjell logon e re të zyrtarizuar nga FSHF.

Bëhet fjalë për Luftëtarin e ri, pasi i vjetri është shpërbërë. Bie në sy ndryshimi rrënjësor nga logo e vitit 2020, kur u themelua klubi i ri.

Gjirokastra është një nga qytetet me histori në futbollin shqiptar.

Kujtojmë se Luftëtari i vjetër kishte një brez të artë në vitet ’80.

Arritja më e madhe për qytetin e Gjirokastrës është mbyllja e sezonit 1977/78 si nënkampion. Me vetëm 3 pikë më tepër në krye ishte Vllaznia që fitonte titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat