Qerimi dhe Trajkov nën vëzhgimin e UEFA-s në ndeshjen Shkëndija – Tikveshi 

Futboll

Qerimi dhe Trajkov nën vëzhgimin e UEFA-s në ndeshjen Shkëndija – Tikveshi 

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:02
Gjyqtarët

Benjamin Qerimi dhe Boris Trajkov do të jenë nën vëmendjen e veçantë të UEFA-s në ndeshjen e javës së 6-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut mes Shkëndijës dhe Tikveshit, e cila do të zhvillohet të premten.

Qerimi, i cili do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, dhe Trajkov, i cili do të ketë rolin e gjyqtarit asistent, tashmë janë pjesë e programit UEFA CORE, i cili është i dedikuar për gjyqtarë perspektivë me potencial që në të ardhmen të bëhen pjesë e listës së gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Paraqitja e tyre në këtë ndeshje do të ndiqet nga dy ekspertë të UEFA CORE, Christos Nikolaidis nga Qiproja dhe Robert Vukan nga Sllovenia, të cilët janë angazhuar për të analizuar dhe vlerësuar performancën e gjyqtarëve maqedonas.

Vëzhgimi do të përfshijë sjelljen e tyre dhe marrjen e vendimeve në fushë, pozicionimin, interpretimin e situatave dhe menaxhimin e përgjithshëm të ndeshjes.

Ndeshja Shkëndija – Tikvesh është caktuar për të premten, 4 shtator, në kuadër të javës së 6-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat