Shkëndija ka gati një lojtar

Futboll

Shkëndija ka gati një lojtar

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:06
Marko Gjorgjievski,

Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Marko Gjorgjievski, është rikuperuar dhe kthehet në kombinim për ndeshjen ndaj Tikveshit. 

Grumbullohet për këtë ndeshje edhe portieri Gaye, por trajnerët do vendosin për aktivizimin eventual. 

“Gjorgjievski, i cili iu bashkua Shkëndijës këtë verë, kishte shënuar dy gola të rëndësishëm në garat evropiane, ndaj Bravos së Sllovenisë dhe Hibernianit të Skocisë, të dyja ndeshjet pasi ishte inkuadruar nga banka rezervë. Ai u dëmtua më 12 gusht dhe që atëherë ishte jashtë kombinimit për ndeshje.

Rikuperimi ka shkuar sipas planit dhe pas disa ditësh stërvitje me ngarkesa maksimale, 26-vjeçari ka marrë miratimin e ekipit mjekësor dhe trajnerit kondicional për t’u rikthyer në dispozicion të stafit teknik për duelin e nesërm me Tikveshin në Shkup, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë.

Për këtë ndeshje është rikthyer në dispozicion edhe mesfushori Endrit Krasniqi dhe portieri Babouccar Gaye (aktivizimi i tij mbetet në dyshim për çështje vazhdimësie), ndërsa ende nuk janë gati mesfushori Rafael Freitas dhe mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski”, ka njoftuar FC Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat