Dy përforcime përpara nisjes së kampionatit

Futboll

Dy përforcime përpara nisjes së kampionatit

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Iliria ka bërë dy përforcime të reja në skuadër përpara fillit të sezonit të ri në Kategorinë e Parë.

Skuadra nga Fushë-Kruja ka zyrtarizuar afrimin e Edon Hasanit dhe Etrit Gjuzit.

Edon Hasani vjen si lojtar i lirë pas eksperiencës me Besën e Kavajës ku u aktivizua vetëm për një sezon.

Mesfushori 34-vjeçar vjen me një eksperiencë të madhe në futbollin tonë pasi ka luajtur me ekipe me emër si Vllaznia, Kuksi, Tirana, Elbasani dhe Kastrioti, për të kjo do të jetë aventura e tretë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa Etrit Gjuzi transferohet nga Teuta me fomulën e huazimit vetëm për një vitë. Etriti vjen pas eksperiencës së tij me ekipin e parë të Teutës dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat